• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE I VODHËT PARATË QË JU DHA BOTA?” Rama i përgjigjet opozitës: Fondi i Solidaritetit administrohet nga BE
Home
Politikë

“PSE I VODHËT PARATË QË JU DHA BOTA?” Rama i përgjigjet opozitës: Fondi i Solidaritetit administrohet nga BE

29 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ka startuar sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Teksa merrte fjalën në këtë takim, ku i pranishëm është dhe ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj disa akuzave të opozitës sa i takon fondeve të dhëna nga shtetet e BE, përmes fondit të solidaritetit. Kreu i qeverisë theksoi se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet BE.

“Disa monumentet kulturore u goditën rëndë natën e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Këtë proces rimëkëmbjeje dhe rilindje të këtyre pikave strategjike për hartën e pasurive tona të paçmueshme, ne e bëjmë dorë për dore me BE. BE Në këtë moment kritik u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për t’u solidarizuar me popullin shqiptar, në konferencën e Donatorëve në Bruksel, prej të cilës ne morëm një mesazh solidarizues edhe emocionues me kontribut rekord. Duhet të ndalem në një sekondë pasi ka një keqkuptim të fortë tek një pjesë e atyre që sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë, për të kuptuar se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet donatorëve. Për të kuptuar se BE përmes instrumenteve të vetë, në bashkëpunim me një strukturë të posaçme të Kombeve të Bashkuara, do të administrojë nga pikëpamja tekniko financiare, të gjithë programi, qoftë për trashëgiminë kulturore, qoftë për shkollat. Paratë e taksapaguesve evropiane, janë nën administrimin e BE. Kush thotë dhe përsërit si në jerb; “Ku i çuat paratë? Pse i vodhët paratë që ju dha bota?”, duhet të vënë në lëvizje dhe të dëgjoje këtë fakt. Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian. Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre qe do e kishin bërë këtë gjë, ose mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën. I kërkoj ndjesë ambasadorit dhe miqve tanë, që janë partnerë në këtë projekt, duke kaluar më tutje me një shprehje falënderimi për të gjithë.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EMIGRANTËT DUHET T'I DJEGIM NË DHOMË GAZI"/ Deklarata shokuese e zëdhënësit të ekstremit të djathtë në
Previous article RAST UNIKAL PËR NJË OPOZITË/ 7 muaj para zgjedhjeve Basha i propozon Ramës planin si të përmirësojë qeverisjen e PS

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT