• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse është OK të mos duash të martohesh?
Home
Jetë

Pse është OK të mos duash të martohesh?

24 April, 2018 k.autor Jetë

Ka nga ato të cilët e kanë ëndërruar përgjatë gjithë jetës ditën e dasmës. Ka të tjerë që mjatohen vetëm me faktin se kanë në krah njeriun e duhur dhe kaq. Pastaj, është dhe pjesa tjetër që thjesht nuk do të martohet! Thjesht s’do!

Dhe është e drejta absolute e tyre për të mos e bërë këtë. Të duash të mos martohesh është po aq OK sa të duash. Për t’ua vërtetuar këtë që po themi, hidhini një sy arsyeve të mëposhtme.

1. Nuk është puna e askujt!

Fillimisht presioni për tu martuar nuk vjen prej jush apo prej partnerit tuaj. Është familja ajo që ta kthen në makth. Pastaj kushërinjtë, ata të 7-ët! Pastaj kolegët e punës dhe me radhë. Por ajo që ju duhet të kujtoni është se vetëm ju e vendosni nëse doni ose jo të martoheni. Askush tjetër. E kuptojmë që është e vështirë ta kujtoni këtë prej presionit të njerëzve që ju rrethojnë, por jeta është e juaja dhe mund të bëni ç’të doni me të.

2. Është shumë Ok të duash të rrish vetëm!

Nëse single je e lumtur, nuk ka asnjë arsye pse të mos qëndrosh e tillë. Pavarësia duhet festuar! Secili prej nesh është i ndryshëm dhe çdo njëri ka arsyet e tij për të mos dashur të qëndrojë me askënd tjetër.  Ndoshta për një periudhë kohe, ose ndoshta për gjithë jetën!

3. Dokumentat nuk do të thonë asgjë!

Nëse jeni në një lidhje,jo detyrimisht duhet të martoheni. Nëse ju dhe partneri juaj ndiheni mirë kështu, vazhdoni. Ka shumë njerëz të cilët mendojnë se nuk i duhet kurrsesi një letër zyrtare për të qenë të lumtur. Nëse mendoni se martesa nuk do të ndikojë në romanticitetin apo dashurinë tuaj, jeni në rregull. Pse duhet një martesë?

4. Martesa nuk të garanton se do të qëndroni bashkë.

Të martohesh nuk të garanton aspak se do të qëndrosh përgjithmonë me partnerin tënd. Njerëzit janë divorcuar dhe vazhdojnë të divorcohen ditë pas dite. Kështu që harrojini përrallat që thonë se martesa është e barazvlefshme me fjalën “përgjithmonë”.

5. Ka mënyra të tjera për  të treguar se je i përgjegjshëm

E kuptojmë atë pjesën e sikletshme përpara miqve dhe familjarëve të tu. Ata shqetësohen dhe mendojnë se lidhja nuk është serioze vetëm sepse ti dhe ai nuk po kurorëzoheni. Por ka mënyra të tjera përfshirjeje. Mund të bëni fëmijë kur të vijë koha e duhur, të jetoni bashkë apo thjesht t’i kujtoni njëri-tjetrit sa rëndësi keni.

Revista Anabel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi hoqi reçipetat, fansja e OFENDON KEQ: Ti s'dije me vesh as brekët e tua... Reagon Kejvina (FOTO)
Previous article Po mendonit të blinit një fustan? Ky fustan është...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT