• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PSE E VRAVE? Të gjithë REAGIMET e personazhve të njohur për vrasjen TRAGJIKE të studentes (FOTO)
Home
Ekskluzive

PSE E VRAVE? Të gjithë REAGIMET e personazhve të njohur për vrasjen TRAGJIKE të studentes (FOTO)

22 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Ngjarja  e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, preku të gjithe opinionin publik dhe jo vetëm.
Vrasja e 21 vjecares, Ariela Murati, me pesë plumba, nga shoku i saj Aldosen Beluli, i cili më pas qëlloi edhe veten, ishte ndër më tragjiket e viteve të fundit.
Sic dhe u mësua, vrasja ka ardhur si pasojë e refuzimit të Arielës, për të krijuar një lidhje me djalin 23 vjeçar.
Për këtë, shumë nga personalitetet shqiptare, kanë reaguar duke shprehur mendimin e tyre, herë prekës dhe herë me tone të ashpra.

Duke filluar nga Ministrja e Drejtësisë, që nëpermjet postimit shprehet se:

Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën.

Të shumta kanë qenë reagimet për Arielën, ndërsa një prej tyre ka qenë edhe ai i psikologes, Jeta Toçila në një status si më poshtë: “As në varr nuk do e kesh tënden, pse e vrave?”

 

Gjithashtu, edhe Ardit Gjebrea ka qënë ndër të parët që mengjesin e sotëm shkruajti diçka për humbjen e Arielës. “Sorry Ariela”, shprehet ai në një postim me foton e Arieles në “Instagram”.

Por, duket se ngjarja që tronditi Tiranën ditën e djeshme e vrasjes së 21-vjeçares, Ariela Murati ka bërë të reagojë dhe këngëtarën Anjeza Shahini, që ka kohë që i është larguar skenes shqiptare.

Me anë të një statusi në faqen e saj Facebook, Anjeza thotë se si mundet që një 23-vjeçar të shëtisë në kryqytet me armë? Ajo shërthen me tone të ashpra duke e cilesuar atë si një mashkull idiot.

 

Edhe fotografi shqiptar, Gerhard Pregapuca, i cili në profilin e tij të Facebook, ndan mendimin për vrasjen në mes të kryeqytetit, duke lënë fajtor as më pak e as më shumë se sa popullin në tërësi.

Në një përmbajtje të gjatë fotografi shkruan:

E vrau vajzën në mes të ditës se e dashuronte dhe ajo nuk e pranoi.
Dhe lexoj komentet, çfarë krimineli , çfarë plehre, e rriti e ëma (kjo është ajo pjesa ku histerizmi kap kulmin e ‘dhembshurisë’) dhe ai krimineli, mostra e vrau.

Po djali ja ka fut dhe vetes!

Pse kemi lindur me gisht në @yth nuk e kuptoj.

Shumë gjykues jemi.

Domethënë po të na pyesësh vërtet çfarë janë karakteristikat tona … Nuk janë ato të besës mikpritjes e më the e të thash.

Jo!

Ne kemi lind me gisht afër @ythës që sa të ndodhi diçka ne fap e fusim…..gishtin .

Djali e dashuroi vajzën.

Dashuria është ajo ndjenja më e fortë e shpirtit që pak a shumë për ju që nuk e dini, e mirë ja bëni është e shumëfishuar me dëshirën që ke ti për një çantë Cavali apo brek Viktoria S.

Sot kam lexuar lajmin më të ‘bukur’ të trishtë. Një djal 23 vjeçar dashuroi!

Dashuria i mori jetën një vajze 21 vjeçare dhe ndoshta edhe djalit.

Tani para se të më gjykoni e të më fryni fufat. Do t’ju jap një version më të thjesht për ju që e qani këtë punë…..

Një djalë 23 vjeçar e dashuroi një vajzë nga Fieri. Ajo nuk e pranoi dhe i riu vrau veten!

Komenti i parë që do lexoja dhe vë bast me jetën time do të ishte…

Ajo kurva nga Fieri ja mori jetën djalit.

Keqardhje për të dy të rinjtë dhe këtë e them me shpirt.”

Edhe gazetarja Dasara Karaiskaj, në një postim në “Facebook” i ka vënë “fajin” mentalitetit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Kejvina mohoi lidhjen, Strakosha hedh grepat diku tjetër. “Flirton” me moderatoren e njohur
Previous article Zyrtare/ Teuta godet në merkato, Arsid Kruja firmos me durrsakët

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT