• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE DUHET TË HANI KOS NË MËNGJES? Vlerat fantastike për shëndetin
Home
Shëndet

PSE DUHET TË HANI KOS NË MËNGJES? Vlerat fantastike për shëndetin

18 September, 2020 s.autor Shëndet

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.

Sistemi Tretës Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret. Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij. Imuniteti Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë. Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi. Tensioni I Lartë I Gjakut Sipas të dhënave kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Infeksionet Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale. Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut. Kockat Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium. Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret E Këqija Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes. Kos Pas Aktivitetit Fizik Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik. Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë. Alergjitë Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit. Sipas studimit, fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Rënia Në Peshë Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë. Kaviteti Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti. Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONI TË DUKENI THJESHTË DHE BUKUR? Ja çfarë duhet të blini këtë vjeshtë pa shpenzuar shumë para
Previous article COVID-19/ Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin imunitar! Ja kur do të mblidhemi dhe festojmë pa frikë

s.autor

Postime të ngjashme

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale Shëndet

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT