Ky truk funksionon 100%…
Nëse kam mësuar diçka nga makeup artistët në Javën e Modës, është se çdo produkt mund të ketë një qëllim të fshehtë të dyfishtë. Buzëkuqi mund të aplikohët në faqe si skuqës. Lajneri i syve mund të përdoret edhe për plotësim të vetullave. Hijëzimi i syve mund të aplikohet edhe në buzë. Mundësitë janë të pafundme.
Dhe tani, ekziston edhe një truk shumë më interesant që duhet ta merrni në konsideratë: aplikimi i kremit për sy në buzët tuaja.
Ja arsyeja pse kjo e bën kaq të kuptimtë: lëkura rreth zonës së syve është jashtëzakonisht delikate, njëlloj siç është lëkura në buzët tuaja. Këto dy vende janë pjesët ku rrudhat kanë tendencë të formohen së pari. Një e metë tjetër është se këto zona nuk kanë gjëndra dhjamore siç e mbajnë pjesën tjetër të fytyrës të hidratuar. Pra, ky është shumë funksional si rezultat i përbërësve aktivë, rritjes së volumit, përmirësimin e kufizimit, qetësimin dhe minimizimin e rrudhave.
Po, kjo nënkupton se ju mund të investoni në një trajtim anti-plakje të bërë vet, gjë që është miratuar edhe nga dermatologët.
Kremi për sy zakonisht është shumë i sigurtë, sepse është testuar në detaje për shkak të ndjeshmërisë në afërsi të syrit, thekson Marianne Pistilli, dermatologe në NYC. Një nga kremërat e mia të preferuar për sytë është Estee Lauder Advanced Night Repair – riparim i avancuar gjatë natës, të cilin e aplikoj poshtë syve dhe në qepalla, dhe pjesa e mbetur në gishtat, e vë pastaj në buzët e mia. Aplikojeni lehtë në konturat e buzëve dhe në linjat e buzëqeshjes. Kjo shprehi mund të bëjë mrekulli në afat të gjatë.


