• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS TËRHIQET NGA SHKARKIMI I ILIR METËS/ Bushka: Shkeljet e presidentit s’janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e tij
Home
Politikë

PS TËRHIQET NGA SHKARKIMI I ILIR METËS/ Bushka: Shkeljet e presidentit s’janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e tij

17 July, 2020 s.autor Politikë

Partia Socialiste ka hequr dorë na nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend të ngritur për shkarkimin e Metës, relatorja e PS-ja, Klotilda Bushka tha se shkeljet që ka bërë Meta nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.

Debati në komision

Ulsi Manja: Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime.

Halit Valteri: Drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Relatorja nga PS-ja, Klotilda Bushka: Analiza e të gjitha provave që janë administruar i është nënshtruar edhe interpretimet të natyrës së shkeljeve dhe është vlerësuar nga gjithë procesi që është kryer që të analizohet shkelja e rëndë; nga rrethanat dhe pasoja. Kam menduar që ne nuk mund të marrim në konsideratë disa që janë ekskluzivitet i gjykatës Kushtetuese.

Nisur nga provat dhe natyra e komisionit hetimor që është teknik dhe jo politike, jemi fokusuar te analiza e provave dhe rezultuan disa shkelje si në kuadër të ushtrimit të kompetencave për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetuese, që analizohen në raport. Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.

Kemi një shkelje për shfuqizimin e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve cenuan edhe parimin e së drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij. Sa i përket pasojave, ne arrijmë në konkluzionin që ka pasur shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar cfarë pasojash sollën është marrë në konsideratë praktika që kemi administruar edhe nga policia edhe nga prokuroria.

Tensione ka pasur, që vihen re nga veprat penale të referuara në prokurori, pas kësaj periudhe, por këto tensione janë mbajtur nën kontroll dhe nuk ka pasur dhunë, zgjedhjet u realizuan, pavarësisht situatave, qytetarët votuan. Por shkeljet qëndrojnë. Kolegët kanë të drejtë për shkeljet, ashtu sikur e ka konfirmuar Komisioni i Venecias, por nuk sollën pasojë përvec situatave të tensionit që u miratuan nga organet e rendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË DIBËR/ Pozitiv një punonjës i Bashkisë dhe një efektiv policie. 24 raste aktive
Previous article NIS NDËRTIMI I 200 BANESAVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI NË TIRANË/ Rama në Farkë: Një pjesë e mirë do ta festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT