Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar që Partia Socialiste të mos ndërhyjë në emërimin e drejtuesit të ri të SPAK-ut.
Tabaku u shpreh se sulmi kibernetik tregoi nivelin e ulët të mbrojtjes të krijuar nga qeveria. Ai shtoi se ata e morën vesh për sulmin 14 muaj pasi kishte ndodhur.
“Sot PS nuk duhet të ndërhyjë në emërimin e drejtuesit të ri të SPAK-ut. Të lejojë pushtetin gjyqësor të jetë i pavarur.
Ne biem dakord për shumë gjëra, por aq sa ka bërë PD për Kosovën dhe bashkimi i përpjekjeve të PS vitet e fundit nuk i bën keq. Sulmi kibernetik ka treguar që edhe pse një vend anëtar i NATO-s ne jemi kaq të dobët. E mori vesh 14 muaj pasi sulmi kishte nisur.
Bashkohemi për të dënuar sulmin por nuk besoj se ka pasur vend tjetër në NATO, që ka bërë që investimet të shkojnë dëm kot”, tha Tabaku.