• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS-PD BASHKË/ Tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren po zhvillohet me dyer të mbyllura
Home
Politikë

PS-PD BASHKË/ Tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren po zhvillohet me dyer të mbyllura

19 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

PS-PD BASHKË/ Tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren po zhvillohet me dyer të mbyllura

Prej orës 10:00 po zhvillohet tryeza e dytë e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka pranuar që të marrë pjesë në tryezë, ndërsa përfaqësuesi është i njëjtë, Ivi Kaso. Report Tv ka siguruar axhendën e mbledhjes, ku do të diskutohet për gjetjet dhe rekomandimet kryesore mbi rregullimet e financimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore në Shqipëri. Tryeza po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Por në çfarë faze ndodhet Reforma Zgjedhore? Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve. Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin, teksa ambasadori i OSBE-së ka deklaruar se nëse opozita kërkon mund të japë vetëm ekspertizë për këtë reformë.

Përballë kësaj situate, OSBE-ja është kthyer në ndërmjetëse mes draftit që po përgatitet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe atij tryezës paralele të opozitës, PD-së me aleatët për të synuar harmonizimin dhe miratimin në parlament. Pak ditë më parë shumica vendosi që të shtynte afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

Deri tani Komisioni i Posaçëm Parlamentar me përbërje të deputetëve të shumicës dhe opozitës, që drejtohet nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë punuar në dy drafte, depolitizimin e komisionerëve dhe financimin e partive politike. Ndërsa opozita në tryezën paralele ka zhvilluar disa takime ku ka diskutuar për votimin elektronik dhe financimet, por ende nuk është zbuluar drafti i plotë me propozimet.

Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të miratohet në dy faza, e para brenda dhjetorit me rekomandimet e OSBE-së (e dyta për sistemin dhe të tjerat vitin tjetër) me apo pa opozitën në Kuvend, ndërsa ka shtuar se nuk do të presë pa fund Lulzim Bashën (opozita ka një karrige në komision dhe të drejtën e vetos). Por pas kushtit të panegociueshëm të opozitës në Kuvend se nuk e japin votën pa u miratuar gjithcka në një fazë përfshirë ndryshimin e sistemit, Damian Gjuknuri e la hapur derën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DUA IPHONE-n TIM”/ Atentati ndaj prokurorit, gjykata i kthen celularin Kejvina Kthellës, por jo llogaritë dhe makinën
Previous article KASTRIOT TUSHA I DREJTOHET ARDIT GJEBREAS/ “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium, por…”

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT