• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS “NDEZ” MOTORËT NË ELBASAN/ Balla: Startojnë zgjedhjet e brendshme. Risi Forumet e Debatit Qytetar
Home
Politikë

PS “NDEZ” MOTORËT NË ELBASAN/ Balla: Startojnë zgjedhjet e brendshme. Risi Forumet e Debatit Qytetar

7 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ndizen motorët për Zgjedhjet e Brendshme në Partinë Socialiste. Ditën e sotme është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan, ku i pranishëm ishte kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij ai tha se objektiv i zgjedhjeve është realizimi i procesit të komunikimit dhe organizimit të hapjes së kësaj partie. Po ashtu Balla tha se duke nisur nga ministra, deputetë, apo dhe kryetarë bashkie do të shkojnë në çdo organizatë socialiste territorin e Elbasanit.


“Partia Socialiste po starton sot këtu në Elbasan zgjedhjet e veta të brendshme. Ky proces zgjedhjesh fillon sot në çdo organizatë dhe përfundon deri në fund-janarin e ardhshëm në Kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme ne zgjedhjet tona të brendshme.

Kjo kërkon që të gjithë ne deputetët, por do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, kryetarët e bashkive, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë do të shkojnë në çdo organizatë socialiste në të gjithë territorin e Elbasanit. Organizatat duhet të kenë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dhe në cdo njësi administrative të krijohet një procesi komunikimit e drejtpërdrejtë me njerëzit.

Duhet të ketë një debat konstruktiv në çdo organizatë me anëtarët e partisë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.

Forumet e Debatit Qytetar do të jenë një risi e këtij Procesi të ri komunikimi e ballafaqimi mes të zgjedhurve tanë dhe komuniteteve.

Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë. Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”, tha Balla.

Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorrët e Zgjedhjeve të Brendshme në Partinë Socialiste. Më poshtë një…

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Samstag, 7. September 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I KËRKOI FALJE/ Ndërhyrje brutale e mbrojtësi kolumbian ndaj Neymar (VIDEO)
Previous article "ME TRAUMË NË KOKË"/ Doktori i portit të Durrësit i shpëton jetën turistit italian (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri Politikë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie Politikë

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT