Partia socialiste ka “ndezur” zyrtarisht motorat për fushatën e 30 qershorit. Që prej ditës së djeshme janë mbledhur asambletë e qarqeve ku fokus kanë qenë zgjedhjet dhe situata politike në vend.
Sot, u zhvillua një tjetër takim pune me Asamblene Socialiste të bashkisë Kukes rreth situates politike në vend dhe zbatimit të kalendarit të veprimtarive politike dhe organizative të partisë për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Në mbledhje morën pjesë i deleguari politik për qarkun Kukës Ilir Beqja,Ministrja e Arsimit dhe sporteve znj.Besa Shahini,i deleguari i A.K të PS për bashkinë Kukes z.Safet Gjici.
Në takim u njohën me punën e bërë deri tani dhe detyrat për të ardhmen.









