• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS MBLEDH SOT KONGRESIN/ Zbardhet agjenda: Për çfarë do të flitet dhe kush do të marrë pjesë
Home
Politikë

PS MBLEDH SOT KONGRESIN/ Zbardhet agjenda: Për çfarë do të flitet dhe kush do të marrë pjesë

9 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme orën 09:30 do të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten zhvillime të reja.

Pjesa e parë do të jetë me 5 panele, ku do të flitet për rininë, inovacionin, fëmijët, Europën, Bujqësinë, Energjinë, etj.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe në Tiranë, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.

Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.Fjalim do të mbajë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Pas fjalimit të tij, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të statutit të Partisë.

Agjenda e plotë:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapësira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 -hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

Këshillimi Kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

Statuti– Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

Digjitalizimi– Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

Diskutimi– Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

Mbyllja e punimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM DESHMITAR VETËM I VDEKJEVE"/ Zelensky: Nuk e dija se e drejta për të jetuar ishte kaq e kushtueshme
Previous article VRAU MËSUESEN NË ANGLI/ Burg përjetë për emigrantin shqiptar. Kamerat kapin momentin kur 36-vjeçari e godet

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT