• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS-ja trajnon deputetët: Si të silleni dhe si t’u shmangeni kurtheve të gazetarëve
Home
Politikë

PS-ja trajnon deputetët: Si të silleni dhe si t’u shmangeni kurtheve të gazetarëve

5 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste ka vendosur që të trajnojë deputetët e Grupit të saj Parlamentar për mënyrën se si do të sillen me mediat.

Nga mbedhja e shkuar e grupit te PS
Nga mbedhja e shkuar e grupit te PS

Në një takim të zhvilluar gjatë ditës së shtunë në qytetin e Pogradecit, deputetët e rinj të Partisë Socialiste kanë marrë udhëzime për mënyrën se si duhet të sillen me mediat dhe si duhet t’i shmangin kurthet e gazetarëve, shkruan “Panorama”.

 

 

Në axhendën që u është shpërndarë deputetëve të PS-së, pas seancës plenare të ditës së enjte, ishte e përcaktuar qartë mënyra se si socialistët e rinj do të trajnohen në lidhje me mediat.

Gjatë ditës së djeshme, ligjvënësit e rinj socialistë janë trajnuar lidhur me çështjet: Pse të bisedoni me mediat?; Kush janë mediat?; Si të bisedoni me ta?; Taktikat e intervistimit; Ruajtja e kontrollit; Shmangia e kurtheve; Konferenca për shtyp; Takime me improvizime; Fuqia e pasionit.

Ky trajnim i deputetëve të PS-së në lidhje me marrëdhënien që duhet të kenë me mediat vjen në një kohë kur vetë Kryeministri Rama është përplasur hapur me përfaqësuesit e medias në daljet e tij publike.

Axhenda e trajnimit të deputetëve socialistë ka pasur të parashikuar që në përfundim të trajnimit për raportin që deputetët duhet të kenë me mediat, ligjvënësit socialistë të viheshin në provë për leksionet që kishin marrë.

Kështu, tre lektorë, Zhenya Harrison, Fred Harrison e George Ajjan, kanë improvizuar intervista me deputetët e rinj socialistë për të mësuar teknika se si duhet të sillen ligjvënësit përballë gazetarëve. Deputetët janë ndarë në dy grupe dhe më pas kanë zhvilluar intervista individuale, duke inskenuar sikur janë përballë medias.

Në përfundim të këtij trajnimi, kanë qenë tre lektorët e huaj që u kanë dhënë udhëzime deputetëve për pikat, të cilat duhet të përmirësojnë. Ky trajnim i deputetëve të PS-së vjen në një kohë kur Grupi Parlamentar i socialistëve ka firmosur edhe marrëveshjen e mirëkuptimit mes Grupit të PS dhe ministrave të qeverisë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hetimi ndaj 67 biznesmenëve në Elbasan, në listë edhe dy politikanë të LSI-së dhe PDIU-së
Previous article Maltë/ Sistemi i shtetit-ishull në duart e mafias?

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT