• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maltë/ Sistemi i shtetit-ishull në duart e mafias?
Home
Botë

Maltë/ Sistemi i shtetit-ishull në duart e mafias?

5 November, 2017 xhesi.editor Botë

Vrasja e një gazetareje investigative, besojnë gjithnjë e më shumë maltezë, tregon që sistemi në shtetin ishull nuk është në rregull. Qytetarët nga qeveria aktuale nuk presin as zbardhjen e rastit dhe as përmirësim.

Më së voni më 16 tetor 2017 shteti mesadhetar Malta humbi pafajësinë e tij në sytë e opinionit ndërkombëtar. Gazetarja 53 vjeëare Daphne Caruana Galizia u vra me një veturë bombë. Më parë ajo kishte marë disa herë kërcënime me vdekje. Ajo kishte investiguar lidhur me implikimet e mundshme të familjes së kryeministrit Joseph Muscat në biznese jo transparente financiare.

Çfarë po ndodh në shtetin ishull të Maltës, që për shkak të antarësisë në BE duhet të përmbushë kritere të larta të shtetit ligjorë Dyshimet nuk vijnë nga hiëi. Komisioni i BE-së më 2016 analizoi antarësimin e Maltës dhe arriti në konkluzionin, se krahasuar me të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së, “mediet ndodhen jashtëzakonisht fort në duart e partive politike”, dhe se “për shkak të mungesës së masave të rregullimit dhe vetërregullimit” pavarësia redaksiodie në media është e dobët.

Media të dobëta, ekonomi e fortë financash

Por në Maltë është e fortë ekonomia e financave. Ishulli klasifikohet si parajsë tatimore; në këtë drejtim nuk ka ndryshuar asgjë anëtarësimi në BE. Përkundrazi: qëkurse Malta është anëtarësuar në BE në vitin 2004 dhe me mundësitë që lidhen me këtë në tregun e brendshëm dega e financave është në rritje. Kryeministri Muscat në të kundërt në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters tha, se: “Sektori i financave është po aq transparent, solid dhe konform rregullave si edhe gjithë të tjerët në Europë.”

Shumë maltezë, por edhe vëzhgues nga jashtë shohin në kombinimin mes medieve të dobëta dhe lobit me influencë të kapitalit një problem strukturor. Madje ata as nuk befasohen, që policia në sfondin e një vale atentatesh duket e pafuqishme: Dy vitet e kaluara ka pasur gjashtë atentate me vetura bombë në Maltë – deri më tani askush nuk është akuzuar.

Mosbesim ndaj sistemit të Muscat-it

Shumë maltezë nuk i durojnë dot më këto rrethana dhe mendojnë, që demokracia ka marrë fund. Gjatë një demonstrate të dielën e kaluar (30.10) në pankarta shkruhej “Ne nuk mund të na bëjnë të heshtim ” dhe “Vendi ynë meriton më mirë “. Bloggeri Jacques Zammit tha në një fjalim gjatë demonstratës, se “shteti nuk punon për vendin, por për qarkun e brendshëm të pushtetit.”

Familjet e të vrarëve i kërkojnë kryeministrit të japë dorëheqjen. Ai e ka kthyer Maltën në “ishullin e mafies”. Ata nuk besojnë më tek drejtësia nën këtë qeveri. Djemtë e Galizias në një postim në Facebook shkruajnë: “Nuk mund të sjellin tani drejtësi ata, që aq kohë sa ne kujtojmë nga e kaluara, vetëm janë përpjekur ta bëjnë të heshtë nënën tonë.”

Vëmendje ndërkombëtare

Kritika të ashpra vijnë ndërkohë nga mbarë Europa. Komisioni i BE-së i bëri thirrje qeverisë maltze që jo vetëm të zbardhë vrasjen, por edhe të zgjidhë „problemet e mundshme strukturore” me shtetin ligjor. “Sytë e Europës janë drejtuar nga autoritet e Maltës”, shkruan zëvendëspresidenti i Komisionit Frans Timmermans.

Ministri i Brendshëm i Maltës Michael Farrugia ka thënë, se policia ka |çek të bardhë” që të kryejë të gjitha hetimet e nevojshme. Kryeministri Muscat ka vënë në dispozicion një shumë shpërblyese prej një milionë Eurosh për atë që jep dëshmi për kapjen e dorasit. Megjithatë mosbesimi dhe presioni është aq i madh, sa ndërkohë Muscat pranoi që të shkojnë në Maltë hetues nga Europoli dhe FBI-ja për t’u ndihmuar kolegëve të tyre maltezë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS-ja trajnon deputetët: Si të silleni dhe si t’u shmangeni kurtheve të gazetarëve
Previous article Majk në një lidhje të re dashurie/ Ja sa rëndë reagon Majlinda

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT