• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Provoni këto metoda dhe do të bëheni më mirë kur jeni sëmurë
Home
Shëndet

Provoni këto metoda dhe do të bëheni më mirë kur jeni sëmurë

21 December, 2017 k.autor Shëndet

Askush nuk i pëlqen tështimat, ethet dhe dhimbjet që vijnë së bashku me të ftohtin dhe gripin, por fatkeqësisht në momentin që sëmureni e vetmja gjë që mund të bëni është të prisni.

Ndërmjet marrjes së toneve me lëngje të shtrydhura dhe çaj mund të provoni një meditim të kujdesshëm i cili do t’ju ndihmojë të gjeni lehtësim mendor dhe emocional.

Meditimi mund t’ju ndihmojë në rritjen e sistemit imunitar. Kjo shkencë është ende e kujdesshme por edhe efektet psikologjike janë të mjaftueshme për t’u provuar në një ditë kur jeni sëmurë.

Më poshtë do të gjeni pesë mënyra se si mund ta përdorni meditimin për të bërë veten të ndihet më mirë.

  1. Merrni frymë thellë

Meditimi është po aq i thjeshtë sa edhe frymëmarrja, apo ndonjë gjë tjetër e cila mund t’ju qetësojë mendjen e ta largojë atë nga dhimbjet.

Gjithçka që ju duhet është një karrige e rehatshme dhe një dhomë e qetë.

Filloni duke marrë disa frymë thellë, duke u fokusuar në lëvizjet delikate fizike që ndjekin së bashku me frymëmarrjen.

Nëse sëmundja juaj e bën frymëmarrjen në vetvete një sfidë, mendoni të përqendroheni në këmbët tuaja duke prekur dyshemenë ose mbrapa këmbët tuaja në dyshek. Vazhdoni të merrni frymë natyrisht për disa minuta, ose duke u fokusuar në ndjesitë e trupit.

  1. Përfytyrojeni veten në një vend më të mirë

Kur është hera e fundit që jeni ulur dhe e keni lënë imagjinatën tuaj të lirë? Disa nga ju mund të kenë që nga shkolla e mesme ose dhe më herët. Tani, midis kollitjes dhe tështimës është koha më e mirë për të rifilluar.

Vizualizimi I imazheve tuaja ju jep hapësirë për të menduar përtej dhimbjes suaj aktuale dhe për të krijuar fundin tuaj të lumtur.

Çfarë do të bënit? Si do të ndiheshit?

Mos e kufizoni veten në mjedisin tuaj të përditshëm, ju jeni tashmë të lidhur vetëm me imagjinatën tuaj. Qëllimi është të fusni përvoja të kënaqshme në mendjen tuaj, kjo do t’ju bëjë të harroni çdo dhimbje dhe shqetësim.

  1. Skanoni trupin tuaj

Kur jeni sëmurë keni ndjesinë sikur ju dhemb i gjithë trupi juaj dhe se asnjë organ nuk po funksionon ashtu siç duhet. Përpiquni të gjeni origjinën e dhimbjes suaj. Skanimi I trupit është praktika e tërheqjes së vetëdijes për çdo pëllëmbë të trupit tuaj.

  1. Përsërisni mendime pozitive

Ajo që ju mendoni është dhe ajo që ju besoni. Kjo është dhe arsyeja pse duke thënë mendime pozitive mund të jetë një rutinë e fuqishme meditimi kur jeni sëmurë.

Në vend që të hidhet poshtë për mënyrën se si ndiheni aktualisht, ju mund të lëvizni mendimet tuaja drejt asaj se si doni të ndjeheni në të ardhmen – të lumtur, të shëndetshëm dhe energji.

“Mos harroni, është më mirë të zgjidhni një pohim me të cilin mund të lidheni thellë. Për shembull, në vend që të thuash ‘Unë do të humbas peshë’ zgjedh ‘do të humbas 10 kile në 3 muaj’. Kjo do të drejtojë mendjen tuaj të përqendrohet në atë që duhet të bëhet, kur të bëhet, dhe çfarëdo që të bëhet. Ju keni fuqinë për ta bërë këtë.

  1. Dëgjoni me mendje

Nëse jeni me migrenë, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të dëgjoni .

Në vend të kësaj, ndoshta doni të mbyllni veten në një dhomë të errët dhe varrosni kokën nën një jastëk.

Ky është një opsion i mundshëm, por ka edhe diçka që quhet dëgjim i kujdesshëm. Është shansi për të dëgjuar tingujt që në fakt mund t’ju qetësojnë.

Nëse uleni në heshtje në shtëpinë tuaj dhe me të vërtetë dëgjoni, mund të dëgjoni zhurmën e frigoriferit, tik-takun e një ore, madje edhe pikat e ujit që godasin lavamanin tuaj të kuzhinës.

Ju mund të bëni të njëjtën stërvitje të kujdesshme dëgjimi jashtë. Vizitoni një park dhe dëgjoni fëmijët që luajnë basketboll, zogjtë që qajnë në distancë, ose një të huaj që përplas një derë makine.

Jini të pranishëm në këtë moment dhe filloni të dëgjoni mjedisin tuaj. Qetësia është vetëm një zhurmë larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të dhënat: Ksenofobia në qytetet europiane në rënie
Previous article Lëvizjet tuaja mund të gjurmohen edhe kur telefoni juaj është çaktivizuar

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT