Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj godet sërisht me një tjetër ide që mund të ngjallë debate mediatike dhe publike, në të ardhmen. Krahas kombësisë dhe fesë, politikani i lartë socialist ka propozuar edhe deklarimin e orientimit seksual, si një e drejtë që shqiptarët ta shprehin në të ardhmen.
Ka qenë mbledhja e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po diskutohej projektligji për censusin e popullsisë dhe banesave, ku është bërë edhe propozimi interesant. Ilir Beqaj, i bëri komentet e tij në kuadër të diskutimit të draftit të ri, me statusin e relatorit të kësaj çështje në Komision.
Pyetja që shtroi Beqaj ishte nëse duhet që në 2020 e tutje, tek të dhenat personale të gjithesecilit prej qytetarëve shqiptarë, krahas besimit fetar dhe kombësisë a duhen të deklarojnë ata edhe orientimin e tyre seksual? Tema e orientimit sekusal është shumë e nxehtë për të gjitha shoqëritë e hapura demokratike. Vetëm pak ditë më parë, për herë të parë në historinë e njerëzimit, Papa mbështeti publikisht martesat e të njëjtit seks.
Pjesë nga fjala e Ilir Beqaj në Komision:
“Pa dashur të krijoj polemikë në opinionin publik, dua të bëj një pyetje per ate pjesë të nenit që thotë se ka të dhëna që qytetarët mund edhe të mos ti pergjigjen, ku bëhet fjalë për fenë, kombësinë.
Por të nderuar kolegë, pyetja ime shtrohet nëse ka ardhur momenti në 2020 të mendojmë që në të ardhmen që perveçse ti pyesim njerëzit për fenë e kombësinë, ti pyesim edhe për orientimin seksual të gjithësecilit,” përfundoi Beqaj.
Nuk është hera e parë që Ilir Beqaj “provokon” me teza të nxehta diskutimi, si ai për kanabisin, prostitucionin, 4 ditët e pushimit javor, për pagat e pensionet, duke i paraprirë debateve që herët ose vonë si të gjitha shoqëritë e tjera, edhe ajo shqiptare do të përfshihet me sa duket.
AlpeNews.al