Besimtarë të pakicës serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i kishës ortodokse Radomir Niçkeviç kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.
Pas meshës Niçkeviç deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për minoritetet.
Niçkeviç i pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë. Kleriku shtoi se në Kosovë, Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta.
Niçkeviç deklaroi gjithashtu qartazi se Kosova është Serbi. Por… bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.
Që Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti, kjo meret vesht, por ata si puna e këtij prifti që flasin në emër të Tij, ç’farë dreqin janë?! Mirë Zot për këta nuk ka, po Shqipëria a ka ligje të paktën që ti tregojë vendin këtyre nacionalistëve ekstremistë të shekullit XIX, që të mos na mbajnë të tilla fjalime tani në fundin e dekadës së dytë të shekullit XXI?!!