• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PROVOKACIJA”/ Nano: Studentët s’më kanë impresionuar, asnjë fjalim, asnjë vizion, asnjë referencë
Home
Aktualitet
Media

“PROVOKACIJA”/ Nano: Studentët s’më kanë impresionuar, asnjë fjalim, asnjë vizion, asnjë referencë

21 December, 2018 F.autor Aktualitet, Media

Në monologun e kësaj puntate në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal sërish te protesta e studentëve. Mirëpo deri më tani ai nuk është impresionuar prej tyre. Përkundrazi, Nano po zhgënjehet pre studentëve. Ai rendit një sërë arsyesh.

Mustafa Nano: “Doni që të jem i sinqertë? Mua studentët po më zhgënjejnë. Nuk më kanë impresionuar deri më sot. Nuk më kanë impresionuar asnjë çikë. Dikush mund t’i ketë parë ata si të ditur, dhe e ka thënë këtë gjë, por mua nuk më duket kështu. Studentët shqiptarë nuk janë të ditur. Ata kanë të drejtë, por nuk janë të ditur. Ata janë me vullnetin e mirë për të bërë ndryshimin, por nuk janë të ditur. Ata kanë energji të mëdha, por nuk janë të ditur. Ata janë këmbëngulës për t’u përballur me autoritetin, por nuk janë të ditur. Ka mes tyre të ditur, por në përgjithësi nuk janë të ditur. Nuk ka se si të jenë. Po të ishin të ditur, atëherë do mund të thoshim që shkolla është e mirë. Por shkolla nuk është e mirë. Përndryshe, pse do ngriheshin në protestë?

Nuk para kam dëgjuar të dalin gjëra interesante nga goja e tyre. Ok, janë memet online, por memet, meme janë. Le t’i lëmë memet, të cilat jo më kot i ka pëlqyer edhe kryeministri, kryeministri ynë. Sepse nuk mund të mos i pëlqente. Së pari, sepse memet nuk i bëjnë asnjë dëm. Së dyti, sepse memet janë dashuria e tij. Ja, shikojeni, gjithë ditën me meme merret. E gjithë jeta e tij është një jetë memesh.

Por po kthehem te studentët, të cilëve kam frikë se nuk do t’u mbahet mend asnjë ide e rëndësishme e hedhur këto ditë. Nuk do t’u mbahet mend asnjë fjalim i mbajtur. Asnjë vizion politik. Asnjë shkrim i bërë. Asnjë referencë politike e kulturore. Asnjë shenjë e qartë se janë të rinj të Europës P-e-r-ë-n-d-i-m-o-r-e. Ata thjesht bënë një listë me tetë kërkesa, që nuk dihet se si u bë, dhe kërkojnë plotësimin pa kushte, e pa negociata, të këtyre pikave, mes të cilave ka edhe ndonjë kërkesë absurde, siç është ajo që ka të bëjë me dyfishimin e buxhetit për arsimin, që në terma konkretë do të thotë të gjenden 300 milionë euro. Ta lëmë faktin që këto 300 miliona euro do t’u hiqen zërave të tjerë të buxhetit, por lind pyetja: Do ta zgjidhë ky dyfishim i buxhetit problemin e universiteteve tona? Afërmendsh që jo. As plotësimi i pikave të tjera nuk ka për të zgjidhur gjë. Madje, kam frikë se mbyllja e protestës pas plotësimit të kërkesave, pavarësisht se do shndërrohet në një festë të fitores, do të jetë në thelb një dështim”.

Megjithatë, fundi i protestës duhet të dërgojë në shtëpi klasën politike. Pikërisht kjo duhet të jetë edhe lufta e studentëve sipas Mustafa Nanos, ajo kundër sistemit.

Mustafa Nano: “Por kjo protestë nuk duhet të ketë një fund të tillë. Kjo protestë duhet t’i çojë të gjithë në shtëpi. Jo studentët. Të tjerët duhen çuar në shtëpi. Studentët duhet të jenë aty ku janë, për të bërë betejën më të nevojshme, më të rëndësishme, më shpëtimtare, atë kundër sistemit. Mirëpo dikush duhet t’u shpjegojë studentëve se çfarë është sistemi, dhe se pse fajet i ka sistemi. Po provoj unë me një shpjegim, duke përsëritur edhe ndonjë gjë që e thashë mbrëmë në Opinionin e Fevziut. Ka disa karakteristika sistemi ynë, si fjala vjen klasat politike drejtuese, në parti, në qeveri, në shtet, janë produkt i proceseve elektorale të manipuluara, fituesit e zgjedhjeve të tilla të drejtën për qeverisje e kuptojnë si të drejtë për sundim. Këtu te ne zbatimi i ligjit është thjesht një opsional, ndërsa respektimi i disa normave morale është një punë idiotësh. Këtu te ne dialektika politike shihet si garë për ta poshtëruar kundërshtarin e jo si garë idesh e programesh. Këtu te ne ka gati admirim ndaj një politikani të korruptuar e mujshar. Këtu te ne alternativat për të rinjtë janë dy e vetëm dy, o të bëhen me ISIS-in, o të futen në radhët e forumeve rinore të partive. Etj, etj. Ja, këto janë disa elementë të sistemit. Dhe ky lloj sistemi duhet rrëzuar. Ndërsa ju të dashur studentë jeni duke kërkuar zgjidhje brenda sistemit. Dhe me këtë besoni se do të fitoni ndonjë gjë. Por ju gënjen mendja. Zgjidhja nuk është brenda sistemit. Zgjidhja është të luftosh kundër sistemit. Me qetësi, me durim, në mënyrë paqësore, dhe me këmbëngulje”. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZON ASPAK POZITIV PËR TË/ Jamie Vardy: Stërvitem çdo ditë e më shumë, po bëhet...
Previous article NË STINËN E DIMRIT/ Kjo është lista me gjëra që duhet të bëni

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT