• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROVIMI I ANGLISHTES/ Vetëm 36 dhjeta, dyfishohet numri i maturantëve mbetës
Home
Sociale

PROVIMI I ANGLISHTES/ Vetëm 36 dhjeta, dyfishohet numri i maturantëve mbetës

18 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Fiks 14 ditë pas provimit të parë, gjuhës së huaj, afro 34 mijë maturantët kanë pasur në dorë rezultatin.

Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ajo që zgjodhi të bënte publik lajmin bashkë me linkun e rezultateve, përbri të cilit shkruan se është e kënaqur me rezultatet e para.

“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve!”.

Por shifrat thonë të kundërtën.

Provimi i parë, veçanërisht ai i gjuhës së huaj, që historikisht maturantët kanë marrë rezultatet më të larta krahasuar me dy provimet e tjera me detyrim, nuk doli aq premtues. Vetëm 36 dhjeta absolute, ose pesë fish më pak se viti i shkuar.

Ndërsa numri i mbetësve thuajse është dyfishuar. Nga 1232 maturantë që u vlerësuan me notën 4.00 në provimin e gjuhës së huaj në Maturën 2020, sivjet numri i atyre që shkojnë për vjeshtë është 2199 maturantë. Deri në fundin e muajit maturantët do të kenë marrë rezultatet për të katër provimet e kryera, siç e kërkon rregullorja, dy javë pas zhvillimit të tij.

Konkretisht, në datën 21, QSHA pritet të nxjerrë notat e gjuhës shqipe e letërsisë dhe katër ditë më vonë ato të matematikës, provimit të kontestuar nga shumica dërrmuese e maturantëve.

Ndryshe nga të tjerat, ku maturantët e dinë pak a shumë rezultatin, bazuar në skemën e vlerësimit të publikuar në faqen e Ministrisë, në matematikë jo. Pas tri ditësh protesta, Ministria e Arsimit vendosi të ulë pragun e pikëve për çdo notë, por pa një skemë koncize mbi mënyrën se si do ta realizojë.

Pikërisht për këtë temë, nr. 1 i arsimit, Evis Kushi, zhvilloi një takim me mësues, prindër dhe maturantë.

“Një bashkëbisedim i frytshëm me mësues, maturantë dhe prindër, për të diskutuar mbi disa nga problemet e evidentuara gjatë provimeve të maturës, të cilat do të na shërbejnë më pas për një analizë të thellë për rishikimin e plotë të Maturës Shtetërore në të gjitha aktet rregullatore dhe administrimin e plotë të saj”, shprehet ministrja.

Pas dy maturash të shoqëruara me protesta në masë, Matura Shtetërore do të reformohet në detaje. Kushi ka nisur që tani punën për të marrë opinione, ide dhe vlerësime për të përmirësuar procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAHET SAMITI I BALLKANIT PERËNDIMOR/ Kurti në tryezë me Brnabiç, ja kush e përfaqëson Shqipërinë
Previous article DINAMIKA E NGJARJES TRONDITËSE NË GREQI/ Nga akuzat ndaj SHQIPTARIT, tek dëshmia e rremë e bashkëshortit vrasës

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT