Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 20-vjeçarja britanike u mbyt me jastëk nga bashkëshorti në sy të foshnjës.
Zbardhja e këtyre detajeve nxorri në dritë të vërtetën e vrasjes së të resë ku tronditi jo vetëm popullin grek por edhe atë shqiptar. Për vrasjen e Carolinës u akuzuan shqiptarë dhe ky lajm bëri bujë kudo në media, sidomos ato greke.
Dinamika e ngjarjes:
Bashkëshorti i 20-vjeçares Charalambos Anagnostopoulos e kishte planifikuar vrasjen e saj që të dukej si grabitje dhe sikur ishte vrarë nga një shqiptar , por policia greke i dha dritë kësaj ngjarje.
Ditën e djeshme 32-vjeçari u arrestua nga policia greke, të cilët i kishin vënë para prova të reja të cilt vërtetonin që vrasësi i Carolinë ishte vetë bashkëshorti i saj. Zbardhja e kësaj ngjarje tronditëse u bë përmes teknologjisë dhe telefonave të çiftit. Konkretisht, hetuesit grekë thanë se Karolina mbante në dorë një orë inteligjente natën e ngjarjes tragjike.
Me ndihmën e kësaj ore u provua koha e saktë e vdekjes së Karolinës, pasi aparati kishte regjistruar pulsin e 20-vjeçares. Deklarimet që kishte dhënë në polici momentet e para burri i 20-vjeçares për kohën e vdekjes së bashkëshortes nuk përshtaten me kohën që tregon ora inteligjente për pulsin që i rrihte Karolinës. Një kamera sigurie në shtëpinë e çiftit thuhet se ka regjistruar ekzaktësisht çfarë ndodhi atë natë, por karta e memories i është hequr në një kohë që nuk korrenspondon me mometin kur ndodh krimi. Gjithashtu, hetuesit thanë në konferencë se 32-vjeçari ka bërë deklarata kontradiktore që nuk përputhen me provat që ata kanë.
Dëshmia tronditëse e bashkëshkëshortit të Carolinës:
“Mbrëmjen e 11 Majit kemi patur një sherr tjetër. Ajo më nxorri nga shtrati dhe e pashë që po largohej për ta vendosur foshnjen në djep. M’u errësuan sytë dhe ndërsa ajo ishte duke bërtitur, shkova dhe i mbylla gojën me duart e mia. Kur kuptova që kishte vdekur, u përpoqa të mbuloja ngjarjen sepse është edhe një foshnje 11-muajshe. Nuk kisha asnjë bashkëpunëtor, gjithçka e bëra vetë dhe u mundova ta bëja sa më të besueshme”, është shprehur 32-vjeçari.
Pë këtë ngjarje ka reaguar edhe zëvëndës kryeministri Erion Braçe ku kërkon që mendiat greke të kërkojnë falje pasi kanë “akuzuar” për këtë ngjarje një shqiptar.Braçe nënvizon se krimineli është njësoj pavarësisht pashaportave. (KLIKO)
Pas Erion Braçes edhe Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj.
Po ashtu ky komunitet i i kërkon mediave greke të kërkojë falje publikisht për shpifjet ndaj shqiptarëve, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.
Gjithashtu bashkëshorti i Carolinë po planifikonte të arratisej drejt Turqisë dhe kjo qe arsyeja pse e ata e morën me helikopter duke e futur “në grackë” me ftesën për të dëshmuar për natën e krimit të rëndë./ Alpenews.al