43 punonjësit e repartit të Zjarrfikësve të Uzinës së Ballshit kanë dalë këtë të hënë në protestë, pasi prej muajsh nuk kanë marrë rrogat e tyre.
Punonjësit kanë bllokuar portat e repartit dhe kërkojnë të marrin rrogat e tyre. Ata kërkojnë zgjidhje për problematikën e krijuar, teksa shtojnë se Drejtoria zjarrfikëse në Ministrinë e Brendshme po i pamundëson largimin nga puna, pavarësisht se ata nuk po marrin rrogat.
“Nuk marrim rrogat për 3 muajt e 2018 dhe 15 rroga te tjera gjatë viteve 2015-2016”- shprehen protestuesit./Gazeta Express


