• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Studentët bllokojnë hyrjen e Radio Televizionit Serb, parlamenti pritet të konfirmojë kabinetin e ri
Home
Rajon

PROTESTAT/ Studentët bllokojnë hyrjen e Radio Televizionit Serb, parlamenti pritet të konfirmojë kabinetin e ri

15 April, 2025 s.autor Rajon

Lëvizja studentore në Serbi, që prej muajsh udhëheq protestat antiqeveritare ka organizuar sërish demonstrata të fuqishme të hënën mbrëma, duke bllokuar hyrjet e transmetuesve publikë në dy qytetet më të mëdha të vendit.

Protestuesit u mblodhën para selisë së Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd, ku bllokuan hyrjet kryesore dhe ngritën tenda përballë ndërtesës. Të njëjtat skena u panë edhe në stacionin e RTS në kryeqytet, si dhe në ambientet e Radio Televizionit të Vojvodinës në Novi Sad

Policia ishte e pranishme në vendngjarje, por nuk ndërhyri gjatë protestës, e cila u zhvillua pa incidente të dhunshme.

Studentët akuzojnë transmetuesit kombëtarë për mosmbulim të drejtë dhe të paanshëm të protestave, duke i quajtur ata “zëdhënës të qeverisë”.

“Transmetuesi publik po punon kundër të gjithëve ne. Ai nuk i jep zë të vërtetës.” shkruan ata në një postim në rrjetet sociale.

Pjesë e demonstratës ishin edhe bllokada simbolike dhe kamping me tenda, ndërsa organizatorët paralajmëruan që kjo mund të shndërrohet në një aksion të përhershëm nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen.

Protestat nisën në nëntor 2024, pas një tragjedie të rëndë në stacionin hekurudhor të rinovuar në Novi Sad, ku shembja e një çatie betoni shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja nxiti zemërim të madh publik, veçanërisht mes të rinjve, që akuzuan autoritetet për neglizhencë dhe korrupsion në projektet publike.

Në sfondin e protestave të studentëve, parlamenti serb pritet të votojë sot kabinetin e ri qeveritar. Partia Progresive Serbe në pushtet, e cila drejton vendin që nga viti 2012, është përballur me krizën më të thellë politike të dekadës së fundit.

Nga 30 ministri të kabinetit të ri, 22 drejtohen nga emra të vjetër, shumica duke mbajtur të njëjtat poste si më parë një vendim që shihet nga opozita si mungesë vullneti për reformë të vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KANË ARDHUR ENDE PËRGJIGJET E LETËR-POROSIVE/ SPAK kërkon shtyrjen me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja
Previous article ARRESTOHET 29-VJEÇARJA NË FIER/ U arratis me të dashurin pasi plagosën me armë bashkëshortin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT