• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 29-VJEÇARJA NË FIER/ U arratis me të dashurin pasi plagosën me armë bashkëshortin e saj
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 29-VJEÇARJA NË FIER/ U arratis me të dashurin pasi plagosën me armë bashkëshortin e saj

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e cila së bashku me të dashurin, plagosën me armë zjarri në lokal bashkëshortin e saj, Gledian Hoxhallari, në sy të fëmijës.

Ndaj saj Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim i dashuri i saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, njofton policia.

Gledian Hoxhallari u qëllua nga i dashuri i ish-gruas së tij në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit.

Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse kur mësohet se në tavolinë me ta gjendej edhe djali 9-vjeçar i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci.

Dhe ngjarja nuk mbetet me aq. Pasi i riu, që sipas policisë është i dashuri i ish-bashkëshortes së Hoxhallarit, ka plagosur 40-vjeçarin, ai ka ikur duke marrë me vete edhe të dashurën e tij.

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT/ Studentët bllokojnë hyrjen e Radio Televizionit Serb, parlamenti pritet të konfirmojë kabinetin e ri
Previous article U ARRESTUA PAS NJË MUAJI ARRATI/ Zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Më ndihmuan…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT