• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT NË RUSI/ Mbi 4,000 të arrestuar në protestat në mbështetje së opozitarit Navalny
Home
Nderkombetare

PROTESTAT NË RUSI/ Mbi 4,000 të arrestuar në protestat në mbështetje së opozitarit Navalny

31 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Mbi 4,000 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë, gjatë protestave në mbështetje të kritikut më në peshë të Kremlinit, Alexei Navalny. Protestat vijnë pas arrestimit të Navalny-t, pas rikthimit të tij nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjent nervor. Policia i cilësoi protestat si të jashtëligjshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën ndaj protestuesve.

Policia ruse ndërpreu protestat në Moskë dhe vende tjera të Rusisë, ndërsa mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny dolën sërish në rrugë për të kundërshtuar arrestimin e tij, duke sfiduar të ftohtin, dhe duke mos u druajtur nga arrestimet dhe ndjekjet penale nga autoritetet shtetërore.

Protestat në Moskë
Protestat në Moskë

Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

“Dua lirimin e Alexei Navalnyt, dua lirinë e vendit, dua që të kemi një jetë të mirë. Erdha sot këtu, por qendra është tërësisht e bllokuar, është e pamundur të hysh dhe është e zbrazët”, tha Mikhail, një protestues.

“Erdha për herë të parë në një protestë. Jam i lodhur nga keqërdorimi i pushtetit dhe mungesa e ligjit tek autoritetet. Asgjë nuk është qartësuar. Dua qartësi dhe ndryshim. Kjo më bëri që të vij këtu”, thotë Ivan, një protestues tjetër.

“Jam arrestuar nga policia sepse bërtita ‘liri për Navalnin’. Mendoj se Aelexei Navalny u arrestua në mënyrë të paligjshme, prandaj në mënyrë paqësore po kërkoj lirimin e tij”, thotë Andrei Davydpv, protestues.

Demonstratat mbarëkombëtare pasojnë protestat e mëdha të fundajvës së shkuar që janë pjesë e një fushate për t’i bërë presion Kremilimit për lirimin e kundërshtarit kryesor të Presidentit Vladimir Putin.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny

Politikani opozitar u arrestua më 17 janar menjëherë pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku për afër pesë muaj u trajtua pas helmimit me një agjent nervor në Rusi verën e shkuar. Ai akuzoi zotin Putin se urdhëroi vrasjen e tij, gjë që është mohuar nga Kremlini.

Vetëm në Moskë policia arrestoi të paktën 100 persona në tubimin që u zhvillua nën prani të madhe policore. Mbi 500 protestues të tjerë u arrestuan të dielën në Shën Petersburg.

Autoritetet thanë se protestat janë të jashtëligjshme meqenëse nuk u autorizuan, duke paralajmëruar ndalimin e tyre dhe duke arsyetuar vendimin edhe me rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Në qytetin lindor Vladivostok, policia pengoi protestuesit të hynin qendër të qytetit, duke i detyruar ata të zhvendosen në shetitoren pranë lumit të ngrirë Amur.

Dhjetëra protestues u grumbulluan edhe në lindje të qytetit siberik Yakutsk, përkundër temperaturave prej -42 gradë Celsius.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës së kaluar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në një postim në Twitter ditën e diel, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi “përdorimin e vazhdueshëm të taktikave të ashpra kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për të dytën javë“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Ja si do jetë parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Athletic Bilbao. Rezultati 2-1

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT