• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT MASIVE NË GREQI/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë: Naftë pa taksa, energji elektrike me 7 centë…
Home
Rajon

PROTESTAT MASIVE NË GREQI/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë: Naftë pa taksa, energji elektrike me 7 centë…

14 December, 2025 s.autor Rajon

Pas disa ditësh në protesta, fermerët grek i dërguan listën e kërkesave të tyre qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ndër kërkesat kryesore janë vendosja e çmimeve minimale të garantuara për produktet bujqësore, energjia elektrike për bujqësinë me çmim 7 cent për kilovat/orë, si dhe refuzimi i integrimit të OPEKEPE në Autoritetin e të Ardhurave Publike (AADE).

Kujtohet se, pavarësisht thirrjeve të qeverisë, fermerët refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog me përfaqësuesit e tyre në Pallatin Maximos pasditen e së hënës.

Ata deklarojnë se do t’i kalojnë festat në bllokadat rrugore, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmërojnë intensifikim të protestave.

Kërkesat e fermerëve

Ndër kërkesat kryesore përfshihen:

Ndërprerja e represionit shtetëror, autoritarizmit dhe gjykimeve ndaj fermerëve; shfuqizimi i të gjitha çështjeve penale që lidhen me protestat, me vendim të Parlamentit.

Pagesa e menjëhershme e të gjitha detyrimeve financiare që qeveria u ka fermerëve.

Çmime minimale të garantuara që mbulojnë koston e prodhimit dhe sigurojnë të ardhura të qëndrueshme.

Ulje e kostos së prodhimit: naftë pa taksa, energji elektrike bujqësore me tavan çmimi 7 cent/kWh, shfuqizim i bursës së energjisë, subvencione për inputet bujqësore dhe heqje e TVSH-së.

Kompensim i humbjes së të ardhurave për vitin 2025 për produktet që shiten nën koston e prodhimit.

Projekte infrastrukturore për bujqësinë (ujitje, mbrojtje nga përmbytjet dhe zjarret, rrugë bujqësore).

Ndryshim i rregullores së ELGA-s për sigurim dhe kompensim 100% nga fatkeqësitë natyrore dhe sëmundjet.

Lidhja e subvencioneve me prodhimin real bujqësor dhe blegtoral.

Shfuqizimi i ATAK–KAEK për toka nën 20 dynymë dhe pagesa e menjëhershme e të gjitha AFM-ve të bllokuara.

Ndalimi i importeve masive dhe i “grekizimit” të produkteve të huaja.

Ngrirje e borxheve ndaj institucioneve shtetërore dhe bankave, me shlyerje pa interes.

Pa ulje të fondeve të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Shfuqizimi i fletës elektronike të transportit nga ara.

Dyfishim i menjëhershëm i pensioneve bujqësore.

Në mënyrë të veçantë, fermerët theksojnë dy çështje urgjente:

-Sëmundjet në blegtori, me vaksinim, kompensim të plotë për kafshët e asgjësuara dhe rindërtim falas të tufave.

-Skandali OPEKEPE, me kërkesë për kthimin e fondeve të përvetësuara tek përfituesit realë, zbardhjen e përgjegjësive politike dhe penale dhe refuzimin e integrimit të institucionit në AADE.

Pas refuzimit të fermerëve për dialog, përfaqësues të botës së biznesit reaguan ashpër. Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës (EBEA), Giannis Bratakos, deklaroi se “problemet nuk zgjidhen me refuzim dhe as me pengmarrjen e shoqërisë dhe ekonomisë”.

Në të njëjtën linjë, shoqatat e biznesit dhe industrisë nga Selaniku theksuan se kur shteti fton për dialog në nivelin më të lartë institucional dhe ftesa refuzohet, përgjegjësia nuk është më e njëanshme.

Nga ana tjetër, kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se “dialogu nuk mund të zhvillohet me ultimatume”, duke shtuar se bllokadat rrugore dëmtojnë ekonominë, shoqërinë dhe vetë kërkesat e fermerëve.

Ai riafirmoi se dera e qeverisë mbetet e hapur për fermerët dhe blegtorët që dëshirojnë dialog, ndërsa paralajmëroi një paketë të re mbështetjeje financiare, brenda kufijve të ekonomisë kombëtare dhe rregullave evropiane.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis theksoi se mbetet i panegociueshëm qëndrimi për reformimin e OPEKEPE përmes integrimit në AADE, duke e cilësuar këtë hap si thelbësor për modernizimin e sektorit primar.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit sindikalë të fermerëve paralajmëruan përshkallëzim të mbylljes së rrugëve. Nënkryetari i fermerëve të Larisës, Sokratis Aleiftiras, i cilësoi deklaratat e kryeministrit si “provokuese”, duke paralajmëruar se 57 bllokadat ekzistuese në mbarë vendin do të forcohen në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NË NJË UNIVERSITET NË SHBA/ Policia ndalon një të dyshuar si autor. Si paraqitet gjendja e të plagosurve
Previous article "JEMI NË GJENDJE SHOKU"/ Momentet e tmerrit për dëshmitarët e sulmit në Sydney : Po punoja në restorant kur njerëzit…

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT