• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT E STUDENTËVE/ Lindita Nikolla: Jam gati t’i takoj, për tarifat vendosin universitetet
Home
Politikë

PROTESTAT E STUDENTËVE/ Lindita Nikolla: Jam gati t’i takoj, për tarifat vendosin universitetet

5 December, 2018 F.autor Politikë

Në një intervistë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë, kundër tarifës për provimet e mbartura. Për Nikollën protesta e sotme është e motivuar politikisht, duke parë reagimet e politikës shqiptare. Ministrja Nikolla u shpreh e gatshme që të zhvillojë takim me studentët për shqetësimet e tyre por duhet të bëhet në mënyrë institucionale.

“Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës për shkakun se adminstratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakort që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste. Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qënë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë. Pas insistimeve të vazhdueshme për të komunikuar nuk e panë arsyeshme dhe më dërguan një kërkesë. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti. Garantoj prindërit e tyre që kemi më shumë se një vit kohë që ta shikojmë me shumë qetësi këtë gjë. Nëse duan të jetë në tagër të univeristeteve, ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Aryset se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universititeti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qënë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, qeveria ka vetëm një përgjegjësi dhe ajo është që të përcaktojnë tarifën maksimale dhe më pas i mbetet vendimi univerisiteteve. Tarifat janë nën koston reale. Edhe këtë pikë e diskutuam me përfaqësues të universitetve”, tha Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË KRYE TË OSBE NË 2020/ Soreca përshëndet vendimin
Previous article ILIR METAJ/ Një protestë studentësh të zhytur në dembelizëm, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun

F.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT