Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se PD do të kërkojë mocion me debat për qeverinë.
“Ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë të plotë. Qeveria ka bërë veshin e shurdhët. PD ka dënuar me forcë dhunën policore, një praktikë e tmerrshme. Fytyra e vërtetë e një kryeministri të shkëputur nga realitet. Sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për ti ardhur në ndihmë njerëzve.
Nuk mjaftojnë fjalët, duhet hedhur në veprim. e lehtë ti vesh faj AK, të bësh sikur po zihesh me ata që i ke patur ortakë në krah. Ndërsa çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë.
Pavarësisht prej situatës së brendshme të PD, ne nuk e harrojmë detyrën tonë. Demokratët janë e do të jenë në krye të kësaj beteje, për krizën që po kalojmë. Qeveria shton retorikën e dhunën e qytetarëve.
Të ardhurat shtesë që ka marrë ti dedikojë për familjet në nevojë. Ka dy mënyra për situata të tilla, subvencionimi dhe tjetra përpjekja për të mbajtur nën fre çmimin.” u shpreh Basha, ndërsa theksoi se duhet mësuar nga vendet e rajonit.
“Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i saj, nuk mund ta kalojë lumin me dhunë policore. Tani jemi në mes të kësaj krize që nuk dihet se cerarë pasojash të ketë. Një nga kërkesat e mia është që të kërkojmë mocion me debat. Për çështjet e tjera do flasim. ‘ u shpreh Basha.


