Forca të shumta policie, të Rendit, FNSH-ja, kanë krijuar kordon mbrojtës në anë të rrugës, për të mos lejuar që protestuesit të dalin në mes të rrugës, siç e kanë bllokuar çdo ditë në gjithë këto muaj, çdo pasdite, përreth një orë, duke krijuar kaos në trafik.
Deri më tani në protestë nuk janë shënuar incidente mes banorëve të zonës së Astirit dhe policisë.


