Protestuesit e arrestuar pas protestës në Rrugen e Kombit pritet të dalin sot para gjykatës. Gjatë ditës së hënë grupi i prokurorëve që po hetojnë ngjarjen kanë mbërritur në Tiranës ku kane marre në pyetje të ndaluarit. Policia ka referuar ne prokurori edhe procedimin per aktivistët e shoqerisë civile qe protestuan para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe komisariate.
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik. Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.


