• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Reagon Ministria e Brëndshme: Mbarëvajtja e saj është meritë e…
Home
Shqipëri

PROTESTA/ Reagon Ministria e Brëndshme: Mbarëvajtja e saj është meritë e…

27 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas protestës së opozitës së ditës së sotme ka reaguar Ministria e Brendshme duke falenderuar të gjithë pjesmarrësit për qetësinë dhe qytetarinë e dëshmuar sot. Gjithashtu Ministria e Brendshme falenderon të gjithë punonjësit  e policisë dhe të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

“Ditën e sotme, 27 Janar 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet. Ajo u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore, sot.

Po ashtu, Ministria e Brendshme vlerëson bashkëpunimin me organizatorët e këtij tubimi në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit.

Është meritë e të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan duke menaxhuar me shumë profesionalizëm dhe në respektim të plotë të ligjit mbarëvajtjen e tubimit dhe garantuan jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe rendin e sigurinë.

Policia e Shtetit administroi me korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 70 autobusëve, 90 minibusëve dhe një numri të konsiderueshëm furgonësh dhe automjetesh, të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë.

Ministria e Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi.

Në të njëjtën kohe, Ministria e Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligj zbatuese në vend, para dhe gjatë protestës.

Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar prej tyre në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Ministria e Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deri dje thoshte se ishte nga Elbasani, por sot Salsano sapo na sqaroi (VIDEO)
Previous article "Po ne s'paskemi parë hiç asgjë ore ..."/ Motra e Oriola Marashit qenka "BOMBA" e familjes (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT