Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mbrëmje, një video nga brenda spitalit, ku shihet efektivja e plagosur me kapsolla, Ina Nuka.
Rama në postimin e tij shkruan se Ina është një vajzë fantastike që i përballon pasojat e krimit që u bë mbi të.
“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”, shrkuan Rama.
Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të👍 Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim💪 Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈️ Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje🏀 Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty🤗
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 22. November 2018


