Disa qytetarë kanë marrë batanije me vete, pasi pritet që ta kalojnë natën para Kryeministrisë në shenjë proteste për rritjen e çmimeve. Ndërkohë policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, ndonëse qytetarët u shprehën se kishin paralajmëruar qëndresë 24-orëshe.
Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pati tensione mes efektivëve të policisë dhe protestuesve pasditen e sotme.
Pas më shumë se gjashtë orësh protestë, forcat e Rendit kanë zbritur në shesh dhe kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit, por kanë hasur në rezistencën e tyre.