• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA PËR “UNAZËN E RE”/ Procedohet Basha dhe 14 deputetë të tjerë (E PLOTË)
Home
Politikë

PROTESTA PËR “UNAZËN E RE”/ Procedohet Basha dhe 14 deputetë të tjerë (E PLOTË)

25 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Procedohet nga policia kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD dhe LSI që morën pjesë në protestën e opozitës te “Unaza e Re” në datën 23 nëntor, në mbështetje të banorëve të “Astirit”. Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të “Unazës së Re” që kallëzohen nga policia.

Mes deputetëve të proceduar nga radhët e PD janë Ervin Salianji, Klevis Balliu, Flamur Noka, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.

Burime nga Policia thanë se Lulzim Basha dhe deputetët akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë në njoftimin e policisë të proceduarit jepen vetëm me iniciale, ndërsa mes tyre ka edhe protestues, kryesisht banorë të zonës së “Astirit”, të cilët protestojnë prej 22 ditësh kundër projektit të zgjerimit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre.

Pasditen e të premtes së 23 nëntorit, në mbështetje të banorëve të “Unazës së Re” ishin edhe kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetë të PD dhe LSI. Ata bllokuan për rreth dy orë me radhë qarkullimin e automjeteve në “Unazën e Madhe” duke shkaktuar kaos në trafik. Ndërsa një ditë më parë, në 22 nëntor, banorët e “Astirit” të ndihmuar edhe nga deputetët e PD dhe LSI organizuan një protestë të dhunshme para Kuvendit, nga e cila u lëndua rëndë efektivja e “Shqiponjave” Ina Nuka e cila humbi dy gishta nga shpërthimi i kapsollës.

Prej katër ditësh Lulzim Basha dhe deputetët e PD dhe LSI kanë marrë në dorë “frenat” e protestës së banorëve të “Unazës së Re”. Edhe pasditen e kësaj të diele në mbështetje të banorëve ishte kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se të hënën opozita do publikojë me fakte megavjedhjen sipas tij me projektin e zgjerimit të rrugës te “Unaza e Madhe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERRI I KUZHIINIERËVE KA NJË PIKË TË DOBËT/ Renato Mekolli tregoi se ka frikë nga ky person (FOTO)
Previous article SEKS NË MËNGJES? Shihni 9 arsye pse është i rëndësishëm dhe duhet praktikuar

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT