• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA PARA KUVENDIT/ Presidenti Meta: Të vendoset DIALOGU. Duhet të shmangen përplasjet
Home
Politikë

PROTESTA PARA KUVENDIT/ Presidenti Meta: Të vendoset DIALOGU. Duhet të shmangen përplasjet

22 November, 2018 F.autor Politikë

Presidenti Meta reagon për protestën e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit të Shqipërisë:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë.
Presidenti Meta shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqur gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate.
Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë.
Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje.
Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJA TEK INTER/ Rafinha: Babai im gabon, jam i fokusuar te Barça
Previous article "NUK DO ISHA KURRË MUZIKANT"/ Eltoni tregon arsyen pse zgjodhi fushën e artit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT