Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar për protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së kryeqytetit. Në njoftimin e policisë thuhet se 39-vjeçari akuzohet për aktet e dhunshme gjatë protestës.
“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: – B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 6 persona.