• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Paloka: Do të na bashkohen edhe parti të tjera të rëndësishme. Ja çdo ndodhë
Home
Shqipëri

PROTESTA/ Paloka: Do të na bashkohen edhe parti të tjera të rëndësishme. Ja çdo ndodhë

8 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe për protestn opozitare gjatë janarit.

Për Çakon, Paloka tha se ishte vetë koka e turkut e radhës, por se përgjegjësi i vërtetë për kanabisin apo bashkëpunimin e policisë me krimin në vend, është vetëm Edi Rama, shkruan BalkanWeb

“Është i qartë komenti i Fatmir Xhafës, i bie që Çako është larguar për punë të mirë. Po këtë absurditet vetëm në këtë qeveri mund ta dëgjosh. Po kjo ndodh se Çako është koka e turkut e radhës. Se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Ajo që ndodhi me kanabisin, bashkëpunimi i policisë me krimin në ato nivele nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Çakos dhe Tahirit. Çdo gjë është urdhëruar nga Edi Rama. Çako duhet të ishte larguar me kohë, s’duhet të dëgjonim lavdërime për të, po kallzim penal për të. Pas gjitha fakteve të paraqitura nga antimafia italiane, Çako duhet të ishte përpara drejtësisë. Edhe më naivi në këtë botë e kupton që Çako e Tahiri s’vepronin dot pa urdhrin dhe dijen e Ramës. Ai buzëqesh kur shkojnë e shkarkojnë, se diçka tjetër i kanë premtuar,” tha Paloka.

Kreu i grupit parlamentar të PD paralajmëroi se opozitës do t’i bashkohen edhe parti të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Protesta do zhvillohet pas datës 20, me shumë gjasë data 27 janar. Të gjithë aktet e fundit kanë thelluar krizën në vend, dhe vendosmërinë e opozitës për një qëllim politik, largimin e Edi Ramës. Opozita e bashkuar sot, dhe parti që do afrohen shumë shpejt, parti të tjera jo të parëndësishme, do bashkohen për largimin e tij. Ky s’mund të qëndrojë më kryeministër i Shqipërisë,” tha Paloka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provat/ Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e FSHF-së
Previous article Petrit Vasili ironizon lirimin nga detyra të Haki Çako-s: Edhe i "sukseshem" edhe e shkarkuan

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT