• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ OSBE “shuplakë” opozitës: Po dëmtoni prioritetet e Shqipërisë
Home
Politikë

PROTESTA/ OSBE “shuplakë” opozitës: Po dëmtoni prioritetet e Shqipërisë

13 May, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, njëkohësisht ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe të Europës, Miroslav Lajčák, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Roberto Montella, dënuan këtë të hënë përmes një deklarate të përbashkët, dhunën e ushtruar nga ana e protestuesve të shtunën në Tiranë, por edhe kërcënimet dhe intimidimet ndaj kreut të pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Broschardt.

Gjithashtu, ata i bënë thirrje forcave të rendit që të tregojnë vetëpërmbajtje.

“E drejta e protestave është një parakusht thelbësor i një shteti demokratike. Por institucionet e forta, përfshi edhe një Parlament efektiv, janë gurë themeli të një demokracie dhe thelbësore për stabilitet politik dhe synimin e ligjit. Ndërsa dhuna e intimidimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e OSBE për mediat.

Ata falënderuan autoritetet shqiptare që mbrojtën me efektivitet rezidencën e kreut të pranisë së OSBE në Tiranë dhe inkurajuan palët që të tregojnë moderim gjatë protestës së të hënës.

“Tubimet nuk e zëvendësojnë angazhimin demokratik politik. Ato ndërpresin mundësinë e dialogut dhe si pasojë, mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët. i bëjmë thirrje liderëve politikë dhe qytetarëve shqiptarë që të tregojnë vetëpërmbajtje, të protestojnë paqësisht. OSBE do të vazhdojë të mbështesë proceset demokratike në Shqipëri”.

“Përshkallëzimi i krizës do të dëmtonte në mënyrë të pashmangshme prioritetet strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Koha ka ardhur që të ravijëzohet një platformë e brendshme për dialog që të përfshirë të gjithë aktorët kryesorë, partitë politike, shoqërinë civile dhe akademikët, për të tejkaluar mendimet e ndryshme dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHEN BOMBA MOLOTV/ Protestuesit e opozitës thyejnë xhamat e Policisë së Tiranës
Previous article E FUNDIT/ Messi kërkon largimin e Valverde, zgjedh trajnerin e ri të Barcelonës

k.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT