• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Opozita rikthehet para parlamentit, synohet bllokimi i të gjitha hyrjeve
Home
Politikë

PROTESTA/ Opozita rikthehet para parlamentit, synohet bllokimi i të gjitha hyrjeve

21 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Vetëm 5 ditë pasi u largua me gaz lotsjellës që aty, opozita do të rikthehet sërish sot para Kuvendit të Shqipërisë, për të protestuar kundër atij që ajo e quan “parlamenti i krimit”.

Nisja e protestës është njoftuar në orën 9:30, vetëm 30 minuta para se të fillojë seanca e radhës parlamentare, ku 3 deputetë të tjerë pritet të bëjnë betimin dhe të marrin mandatin.

Synimi i opozitës është që të bëjë të mundur bllokimin e punimeve të seancës dhe mbi të gjitha të diskreditojë publikisht emrat e rinj që nuk iu bindën urdhrit të “djegies” së mandateve.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, protesta do të jetë e organizuar në 6 pikat hyrëse të godinës së parlamentit, të cilat janë si më poshtë:

1. Hyrja kryesore para Parlamentit
2. Hyrja nga qendra tregtare Toptani
3. Hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike
4. Hyrja nga rruga tek Bashkia (drejt Torre Drinit)
5. Hyrja nga Pedonalja, Ministria e Brendshme
6. Hyrja nga unaza, pranë selisë aktuale të PD-së

Ky është aksioni i radhës i opozitës së bashkuar, që ka filluar më 16 shkurt, me protestën që kulmoi me sulmin ndaj godinës së kryeministrisë dhe më pas u shoqërua me atë që u quajt “djegia” e mandateve të deputetëve.

Që prej asaj kohe, opozita dhe mbështetësit e saj janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme para parlamentit për të protestuar, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur është përdorur gaz lotsjellës pr shpërndarjen e turmës.

Më i fundit ishte më 16 Mars, kur opozita e bashkuar kishte njoftuar një protestë para kryeministrisë, por në mënyrë të befasishme ndërroi skenar dhe u zhvendos drejt parlamentit, prej ku turma u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe makina ujë-hedhëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Mund të keni më shumë se 10 kilogramë toksina në zorrët tuaj
Previous article E DINIT? Ja si mund të kuptoni një gënjeshtar brenda sekondave

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr Aktualitet

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT