Banorë të Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së u përplasën me policinë jashtë komisariatit numër 6 në Tiranë.
Mes tyre ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i cili kërkoi lirimin e protestuesve të shoqëruar, mes të cilëve edhe të ish-deputetit Klevis Balliu.
Nga Komisariati numër 6 Bardhi u shpreh i revoltuar me situatën e krijuar. Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale.
“Shoqërimet në komisariat janë për turp. Nga ky moment, opozita e bashkuar nuk e njeh institucionin e drejtorit të Policisë Tiranë”, tha Bardhi.






