• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË SERBI/ Deklarata e papritur e Vuçiç për Haradinajn: Ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu (VIDEO)
Home
Rajon

PROTESTA NË SERBI/ Deklarata e papritur e Vuçiç për Haradinajn: Ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu (VIDEO)

17 March, 2019 F.autor Rajon

Mijëra qytetarë serb po protestojnë para presidencës. Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit gjatë një daljeje publike përpara gazetarëve për atë se pse ambasadat e huaja nuk kanë dënuar hyrjen me dhunë në objektin e servisit publik RTS-së, tha se nuk është i shqetësuar për atë pasi ka mbështetjen e popullit dhe se në Serbi ambasadat kanë standard të dyfishtë. Vuçiç gjithashtu shtoi se organizatorët e protestës Gjillas dhe Jeremiq janë miq të afërt me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh Gillas dhe Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS”– tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç madje për protestat në Beograd fajësoi edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj.

“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes nesh’’  – Aleksandër Vucic, Kryetar i Serbisë

Presidenti i Vuçiç nuk la pa ndërhyre edhe në punën e NATO-së, ai akuzoi Aleancën veriatlantike se nuk po e kryen punën për të cilën është në Kosovë.

“Serbia do të mbrojë popullin e vetë në Kosovë, do ta ruajë popullin e vetë, përderisa ata që duhet ta ruajnë popullin tonë atë punë nuk e bëjnë. Mendojë se NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj, NATO duhet të mendojë se puna e sajë në përputhje me rezolutën 1244 është që në cdo vend të Kosovës ta ruaj popullin ton’’ – Aleksandër Vuçiç, Kryetar i Serbisë

Organizatorët e protestave të filluara që prej dhjetorit të vitit të kaluar në Serbi nënë  moton ‘’Një në pesë milion’’ kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Daja: Jemi të kënaqur me barazimin, nuk meritonim...
Previous article "PARATË DËRGOHESHIN SHEFIT NË..."/ Media franceze, mafia shqiptare ka dorë në trafikun e heroinës në Francë

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT