• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta në Kukës/ Avokati i Popullit: Do të hetojmë me kujdes të gjitha procedurat  e ndjekura nga policia
Home
Shqipëri

Protesta në Kukës/ Avokati i Popullit: Do të hetojmë me kujdes të gjitha procedurat e ndjekura nga policia

31 March, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Pas protestës së banorëve të Kukësit, në rrugën e Kombit për të kundërshtuar tarifën që është vendosur për kalim ka reaguar dhe Avokati i Popullit.

Erinda Balanca në një deklaratë për mediat, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve mes palëve.

“I gjithë procesi i vendimmarrjes për tarifimin e një segmenti rrugor kombëtar dhe administrimin e tij nga një kompani private, do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të hollësishëm për të parë nëse kemi në këtë rast shkelje të të drejtës universale të njeriut për lëvizjen e lirë, nëse ka shkelje të principeve të barazisë, nëse ka ngarkim të dyfishtë apo të trefishtë të qytetarëve me pagesa për të njëjtin shërbim, apo nëse konstatohen shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, ashtu sikurse po referohet nga ankesat e qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Deklarata e plotë

AVOKATI I POPULLIT NDJEK ME SHQETËSIM NGJARJET E SOTME NË RRUGËN E KOMBIT DHE BËN THIRRJE PËR ULJEN E TENSIONEVE

Institucioni i Avokatit të Popullit po i ndjek me shqetësim zhvillimet e ditës së sotme ku gjatë protestës së qytetarëve kundër një tarife që ata e gjykojnë të padrejtë, ka pasur përplasje me policinë.

Është një e drejtë e padiskutueshme e çdo qytetari ajo për t’u organizuar dhe kundërshtuar vendime të padrejta apo të debatueshme të autoritetit qeverisës.

Megjithatë, dhuna si mjet kundërshtimi ndaj një padrejtësie duhet shmangur në të gjitha rrethanat.

Gjithashtu Avokati i Popullit thekson nevojën për përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje edhe nga ana e organeve të ruajtjes së rendit, duke konsideruar se përgjigjja me dhunë ndaj dhunës, prodhon vetëm spirale të pafundme dhune.

Ekspertë të Avokatit të Popullit, gjithsesi do të hetojnë me kujdes në ditët në vijim të gjitha procedurat e ndjekura nga autoritetet policore gjatë zhvillimit të protestës së sotme, për të verifikuar çdo tejkalim kompetence apo shkelje të manualëve të sjelljes së policisë kundrejt qytetarëve protestues.

Çështja e vendosjes së një tarife mirëmbajtjeje për Rrugën e Kombit është prej disa ditësh objekt i një hetimi administrativ nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit.

I gjithë procesi i vendimmarrjes për tarifimin e një segmenti rrugor kombëtar dhe administrimin e tij nga një kompani private, do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të hollësishëm për të parë nëse kemi në këtë rast shkelje të të drejtës universale të njeriut për lëvizjen e lirë, nëse ka shkelje të principeve të barazisë, nëse ka ngarkim të dyfishtë apo të trefishtë të qytetarëve me pagesa për të njëjtin shërbim, apo nëse konstatohen shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, ashtu sikurse po referohet nga ankesat e qytetarëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjithsesi vlerëson se sikundër është e këshillueshme që qytetarët të shmangin dhunën në shprehjen e pakënaqësisë së tyre ndaj çdo lloj padrejtësie, po ashtu është krejtësisht e mundshme që autoritetet ligjvënëse të shmangin vendimet që i shtyjnë qytetarët drejt dëshpërimit dhe akteve të tij.

Gjithashtu prania në ligjërimin publik politik, e etiketimeve fyese dhe denigruese ndaj qytetarëve protestues, si dhe gjuha e urrejtjes e manifestuar publikisht, i shërben vetëm nxitjes së acarimeve të mëtejshme dhe nuk kontriubuon aspak për zgjidhjen e situatës.

Duke u bërë edhe një herë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë ngjarje, për të ulur tensionet dhe për të eksploruar me dialog dhe respekt të ndërsjelltë të gjitha rrugëdaljet ligjore, Institucioni i Avokatit të Popullit garanton qytetarët se do të jetë në mënyrë të palëkundur në krah të interesit të tyre publik në çdo rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsyet që e mbajnë Zinedine Zidane te Real Madridi
Previous article Messi këshillon 18-vjeçarin, të injorojë United dhe t’i bashkohet atij te Barça

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT