Është shoqëruar me tensione protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Njerëzit nga paniku kanë shkelur nmbi njëri tjetrin.
Në mes personave të lënduar është edhe një fëmijë.
Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar, pasi kanë shkelur njeri-tjetrin. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.
Policia deklaron se mori masa për të parandaluar akte dhune dhe thotë së këto janë episode të shkaktuara nga një grup antiqeveritar.
Ata pohojnë se grupi i protestusve kanë sulmuar dhe plagosur 10 policë.






