Teksa nuk kanë kaluar as 24 orë nga firmosja e dorëheqjes së postit të deputetit, Flamur Noka ka dekaruar sot përpara protestuesve përballë përlamentit se është ende deputet i zgjedhur nga qytetarët e Kukësit.
“Jam deputet i Partisë Demokratike.
Më kanë zgjedhur qytetarët e Kukësit.
Ne nuk do bëjmë kurrë pakt me korruspionin.
Rama ik se ti përzure shqiptarët nga Shqipëria.
Shqiptarët treguan se shumica të përbuzin.
E ke mbushur parlamentin dhe qeverinë me kriminelë. Rroftë liria, rroftë Partia Demokratike, rroftë fitorja”, deklaroi Noka.
Ndërkohë në deklaratat e mëparshme të Partisë Demokratike lidhur me protestën e sotme, ishte thënë se ata nuk do protestojnë më si deputetë por si qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, pasi sipas tyre nuk janë më deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.