• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Meta puth flamurin dhe paralajmëron: Nëse s’më marrin seriozisht ju jap fjalën se më 15 mars unë do të shpërndaj parlamentin
Home
Politikë

PROTESTA/ Meta puth flamurin dhe paralajmëron: Nëse s’më marrin seriozisht ju jap fjalën se më 15 mars unë do të shpërndaj parlamentin

2 March, 2020 k.autor Politikë

Ilir Meta thotë se nëse nuk e marrin seriozisht do të shpërndajë parlamentin.

Teksa po flet me tone të ashpra kundër qeverisë, Kreu i Shtetit e cilëson Parlament një partiak.

Meta tha se qeveria miratoi ligjin “Anti-KÇK”, vetëm për të asgjësuar totalisht drejtësinë e re, dhe ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllimin e vetëm për t’i bërë kësaj gjykate kamikazët e Rilindjes.

“Dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e zbatoi mbarë populli shqiptar. As 5% e shqiptarëve, edhe pse nën presion, edhe pse nën korrupsionin si ato përgjimet e Zogut të Tiranës, ku jepeshin lekë, nuk arritën dot të bënin letrat. Faleminderit Këshillit të Evropës, që i bojkotoi këto zgjedhje, duke thënë se “Ne nuk kemi monitoruar ndonjëherë zgjedhje të tilla një partiake”. Ata miratuan së fundi KÇK, vetëm për të asgjësuar totalisht drejtësinë e re, për ta futur nën thundrën e qeverisë dhe policisë, për të përgjuar në mënyrë mafioze këdo që denoncon dhe thotë të vërtetat për ta. Tentuan të kapin Gjykatën Kushtetuese përmes mashtrimeve.

Së fundi, miratuan në pabesi ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pak orë para mbërritjes së Komisionit të Venecias. Ky ligj u votua me qëllimin e vetëm për të futur nga oxhaku, për t’i bërë Gjykatës Kushtetuese kamikazët e Rilindjes, që betohen te Lana. Nëse dikush është i shqetësuar se pse presidenti thërret popullin për t’i kthyer sovranitetin, unë po i përgjigjem: A ka ndonjë vend në NATO apo Evropë që ka qëndruar një orë të vetme pa Gjykatë Kushtetuese? A mundet derbi i fundit Tirana-Partizani të luhet pa arbitër? A ka ndonjë vend në NATO apo Evropë që ka qëndruar një ditë të vetme pa Gjykatë të Lartë. Janë 40 mijë dosje, që duan dhe 30 vjet të shqyrtohen”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Meta mban fjalim, qytetarët me flamuj në dorë LARGOHEN nga protesta
Previous article META SI BASHA/ U kërkon qytetarëve të ndezin blicet e celularëve: Është drita e shpresës

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT