Pas zhvendosjes së protestës pranë Drejtorisë së Policë së Tiranës, Monika Kryemadhi ka dalë nga zyrat duke thënë se do të presin deri sa të liron 14 të rinjtë e shoqëruar për verifikim.
FJALA E MONIKA KRYEMADHIT:
Jemi këtu për të treguar që cdo ditë dhe më shumë frika dhe paniku në të cilën e ka përfshirë Edi Rama dhe grupin e tij e bën të bëjë gabim njëri pas tjetrit. Ka shoqëruar 14 djem,, nuk kanë bërë asgjë, sot ka qenë protestë paqësore, ka pasur dashuri dhe respekt ndaj policisë. Paniku dhe frika e makthet e Ramës detyron segmentet e policisë, për të arrestuar fëmijët e shqiptarëve.
Të dalin djemtë sa më shpejt. Jemi ktu dhe nuk do ndalojmë asnjë sekond, deri sa të dalin, sepse nuk kanë bërë asgjë. I bëj thirrje policisë të arrestojnë Gjiknurin.. cdo njeri që grabit shqiptarët, jo fëmijët e shqiptarëve.
Janë shoqëruar për verifikim, por ne po i presim sa më shpejt të dalin.
Ajo që më bën përshtypje, është frika dhe paniku, kjo është edhe shenjë që qeveria ka rënë.
Lleshi është bërë qesharak dhe për këtë më vjen keq, më sa di ai po bëhet gati për tu bërë kryeministër që kur ka filluar të japë leksione të hapur në Universitet .


