• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Gazmend Bardhi: Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim, populli nuk dorëzohet deri në fitore
Home
Politikë

PROTESTA/ Gazmend Bardhi: Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim, populli nuk dorëzohet deri në fitore

22 December, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në protestën e PD përpara Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Bardhi u shpreh se qytetarët nuk duhet të dorëzohen dhe se protestat janë për t’i treguar qeverisë se koha e tyre ka mbaruar.

Bardhi falënderoi qytetarët për qëndresën dhe besimin e tyre, duke theksuar se protestat nuk janë vetëm kundër qeverisë, por për dinjitetin, besimin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

‘Prania juaj sonte në këtë shesh madhështor proteste do të thotë vetëm një gjë: kjo shoqëri ende ka zemër. Kjo shoqëri ka ende guxim. Kjo shoqëri e do ndryshimin. Këto ditë kam takuar shumë prej jush. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja, lodhjen, dilemat tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq. Dhe po!  Edhe unë nuk e kam patur të lehtë vendimin për të folur  sot para jush. Sepse e di që shumë herë ne kemi dalë në sheshe me shumë shpresë dhe jemi kthyer në shtëpi me shumë zhgënjim.

Por dilema nuk më zgjati shumë. Sepse në çdo takim që kam bërë me ju të dashur demokratë dhe qytetarë të lirë të këtij vendi të stërmunduar kam marrë prej jush vetëm një mesazh: Ne nuk dorëzohemi! Nga ju, në këtë shesh dhe në çdo takim, kam mësuar leksionin më të madh të jetës sime politike: se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë. Se sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për t’u përballur me pengesën dhe problemin më të madh të shqiptarëve: largimin e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës.

Ne nuk jemi këtu, sepse na pëlqen të kalojmë kohën në protesta. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën! Sepse kartelet e drogës, bashkë me qeverinë e tyre, po na vjedhin të ardhmen! Edi Rama, Belinda Balluku bandat kriminale dhe kartelet e drogës që qendrojnë pas tyre duan që ne të kemi frikë. Duan që ne të heshtim. Edi Rama do që ne të ulim kokën. Duan që të mendojmë se jemi të pashpresë.  Bashkë me çetën e tij të megahajkdutëve ai do që ne të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj, se asgjë nuk ndryshon. Por ne jemi këtu për t’u treguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë’, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË QËNDROJMË DERI..."/ Balliu u kërkon protestuesve të mos ikin nga sheshi
Previous article FOTOLAJM/ Salianji me besnikët e Foltores së tij i bashkohet protestës së Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT