Jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë të moshave 10-12 vjeç, janë parë përpara kuvendit, duke u përpjekur të shkaktojnë tensione. Ata kanë hedhur kapsolla duke u përpjekur të heqin me forcën edhe gardhin metalik të vendosur aty nga forcat e policisë. Ndërsa vetë liderët e opozitës nuk janë parë përpara Kuvendit.


