Në ditën e pestë të protestës së studentëve, duekt se pati jo një por disa ndërhyrje për ta kthyer medoemos këtë protestë në një miting partiak.
Thënë kjo, pasi rastet kur të rinjtë e PD dhe LSI u kapën në “flagrancë” ishin të shumta. E jo vetëm ata por kujtojmë këtu edhe pedaogen e re në moshë që teksa mori fjalën e bëri thirrje për qendresë dhe pavarësi, kishte harruar të fshinte foton me Berishën dhe dy gishtat nga Facebook-u.
Të rinjtë e partisë demokratike duket se ia kanë dal të “fshihen” disi ndryshe nga ata të LRI që edhe këtë herë kanë dal hapur, aq sa i japin dhe ultimatum Ramës.
Simëposhtë, kemi disa prej tyre që publikojnë takimet me “Presidentin më të mirë prej krejtve”, dhe në të njëjtën kohë brohorasin: “Jo politikë”!
Përgatiti: AlpeNews.al









