Banorët e Unazës së Re kanë ardhur në Rrugën e Durrësit për t’iu bashkuar studentëve. Por kjo gjë ka rënë ndesh me disa prej studentëve të protestës. Studentët janë të ndarë në qëndrime. Banorët kanë thënë se do mbështesin studentët dhe kanë ardhur për kauzat e studentëve.
Studentë të tjerë kanë thënë se ata kanë protestuar bashkë me një palë politike dhe se nuk duan të përdoren. Ndaj ata kërkojnë të mos jenë me ta si protestues të Unazës por për fëmijët e tyre.


