Ishte marrë leje për dy orë, prej mesditës të së shtunës, por pas kaosit dhe dhunës, është vendosur rreth orës 14:00 përfundimi i protestës së qytetarëve pas disa orësh përplasje.
Protesta ishte paralajmëruar paqësore por ndryshe degradoi në përplasje dhe dhunë midis protestuesve dhe forcave të policisë duke lënë disa të plagosur.
Përveç 12 punonjësve të FNSH të plagosur nga goditjet me gurë dhe sende të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, në përplasjen e sotme tek Rruga e Kombit për taksën e kalimit të automjeteve, ështe plagosur edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit.
Perlat Vatoci, drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë së Qarkut Kukës, mësohet se është mes të plagosurve.
Vatoci është lënduar gjatë sulmit me gurë por, nuk ka shkuar në spital deri në mbyllje të protestës.
Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimet e nevojshme.
Përgatiti:AlpeNews.al



