• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E PEDAGOGËVE PËR RRITJEN E PAGAVE/ Kushi: Nesër takim me Sindikatën, studentët ekselentë do marrin bursë sa paga minimale
Home
Politikë

PROTESTA E PEDAGOGËVE PËR RRITJEN E PAGAVE/ Kushi: Nesër takim me Sindikatën, studentët ekselentë do marrin bursë sa paga minimale

22 September, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, bëri të ditur se do të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve për të diskutuar mbi pakënaqësitë e tyre.

Duke folur në seancën e Parlamentit, ajo tha se do të merren disa vendime për disa faktorë kryesorë që janë më shqetësues për ta.

“Nesër kemi një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve, atyre që kanë firmosur peticionin. Vetëm për dialogun me universitetet vetëm ju nuk mund të na akuzoni. Çdo muaj takohemi me rektorët dhe është edhe vetë kryeministri ku diskutojmë e marrim vendime bashkarisht. Nuk ka pasur asnjë periudhë ku të ketë një dialog kaq intensiv. Se çfarë vendimesh do të marrim nuk mund t’jua them që tani por sigurisht do të kemi një vendimmarrje për faktorët kryesorë. Të gjithë studentët ekselentë, që marrin pjesë në olimpiada etj, do të fitojnë bursa sa paga minimale”, tha Kushi.

Sipas saj “Për të gjithë ata student që kanë mesataren mbi nëntë e që vijnë nga shtresa të caktuara. Javën e kaluar nuk isha sepse mora pjesë në samitin Global të arsimit në Neë York dhe ka një nevojë urgjente për transformim të sistemit arsimor kudo në botë dhe ramë dakord që arsimi duhet të jetë sektori ku të gjitha palët duhet të solidarizohen, arsimi duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Jemi shumë të hapur por jo me akuza e me baltë. Kemi edhe ligjin e arsimit parauniversitar në konsultim publik”.

Pedagogët kanë zhvilluar një protestë të enjten e kaluar, pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj peticionit në lidhje me kërkesat e tyre.

Ndërkohë janë zbardhur nëntë kërkesat e pedagogëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË KODRAT ME ULLINJ NË KANINË TË VLORËS/ Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve! Nis ndërhyrja nga ajri
Previous article MËSE TË PËRGATITUR PËR TË MBIJETUAR NË KUFIJTË EKSTREM/ Forcat Speciale bashkojnë fuqinë me FSK-në, pjesë e garës “Cambrian Patrol 2022”

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT